Përshkallëzon në dhunë protesta mbarëpopullore në Kosovë me goditje me gurë dhe objekte të tjera të forta ndaj ndërtesës së qeverisë së Kosovës. Është dashur ndërhyrja e policisë për të shpërndarë një pjesë të mbetur të protestuesve të cilët goditën për rreth gjysëm ore godinën qeveritare duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Mediat kosovare raportojnë se në qetësimin e situatës ndërhynë dhe forcat speciale, të cilave së fundmi j’u bashkuan dhe trupa të KFOR-it. Policisë i është dashur të përdorë dhe gaz lot sjellës ndaj një grupi të vogël të protestuesve që shkaktuan trazirat në përfundim të protestës masive.