Samaras nuk arriti të formojë qeveri në Greqi, radhën e ka Cipras

alsatmtv 2015-08-20

Views 4

Lideri i të majtës së bashkuar 'SIRIZA', Aleksis Cipras e fitoi mandatin që të formojë Qeverinë e re greke pasi numri një i Demokracisë së Re, Antonis Samaras nuk ia arriti qëllimit. Cipras thotë se e ka refuzuar koalicionin me Samarasin sepse populli ka treguar se e refuzon politikën e imponuar të kursimit.
"Ai mbështeti marrëveshjen për pjesën e dytë të ndihmës financiare me çka imponoi masa të reja të dhimbshme ekonomike. Në atë kontekst, qeveria për shpëtim ekonomik, siç e quan ai, nuk mund të jetë qeveri për shpëtim por qeveri për tragjedi njerëzore. Krejtësisht e kuptojmë situatën e rëndë me të cilën po ballafaqohet shteti, por vendimi i popullit hapi mundësi për të marrë një kahe radikale", deklaroi Aleksis Cipras, lider i të majtës së bashkuar.
Samaras thotë se edhe krahas përpjekjeve të formojë koalicion, asnjë nga partitë nuk ka dashur të pranojë marrëveshje me të.
"Bëra gjithçka që munda, por, ishte e pamundur të arrijmë deri në një rezultat. Për këtë e informova presidentin e republikës se do ta kthej mandatin", u shpreh Antonis Samaras, lideri i Demokracisë së Re.
'SIRIZA' do të duhet që gjatë tre ditëve të ardhshme të formojë qeverinë e re. Pritet që lideri i të majtës së bashkuar, Cipras të dalë me propozim të përbërë prej tre pikëve -- ndërprerje të marrëveshjes kreditore, formim të qeverisë nga forcat e majta politike dhe përpilim të programit për ripërtëritjen e Greqisë. Burimet partiake nga SIRIZA për gazetën greke 'Katimerini' deklaruan se qëllimi kyç i Ciprasit është t'i përfitoj Partinë komuniste dhe të Majtën demokratike. Petar Bllazhevski

Share This Video


Download

  
Report form