Ligji për përdorimin e gjuhëve është një ligj që ka shumë mangësi, paqartësi dhe vakum juridik. Me ligjin aktual për përdorimin e gjuhëve, nuk mund të thuhet se është e garantuar gjuha shqipe si zyrtare në Maqedoni. Kështu vlerëson eksperti juridik Osman Kadriu. Duke komentuar paralajmërimet e ministrit të Drejtësisë Blerim Bexheti se do të kërkohet interpretim autentik të ligjit për gjuhët, eksperti Kadriu tha se nuk ka nevojë fare për interpretim autentik të këtij ligji.
"Interpretimi autentik në Parlament si organ ligjdhënës gjithmonë kërkohet kur punohet për ndonjë paqartësi të ndonjë paqartësi të një dispozite ligjore, ose të dy apo më tepër dispozitave, këtu nuk bëhet fjalë për paqartësi, por këtu bëhet fjalë për atë se dispozita kushtetuese nuk është në tërësi e implementuar dhe e integruar në ligjin në fjalë.
Ne për zbatimin e gjuhës shqipe si zyrtare në nivel të shtetit duhet të pajisemi kushtimisht të them në një ligj gjithëpërfshirës, i cili do ti përfshinte të gjitha institucionet e mundshëm që ka shteti", tha Osman Kadriu, ekspert juridik.
Eksperti juridik Ivica Josifoviq vlerëson se interpretim autentik të këtij ligji parlamenti mund të jep vetëm për ato dispozita që nuk janë precize, të paqarta apo hasin në vështirësi në zbatimin praktik.
"Nëse planifikohet miratimi i një ligji të ri ajo do të dalë jashtë kornizës juridike të Marrëveshjes kornizë. Nëse sillni ligj të ri duhet të ndërrohet edhe Kushtetuta dhe me të nuk do të ketë rëndësi vetë Marrëveshja Kornizë. Interpretimi i ligjit për gjuhët mund të bëhet vetëm për përdorimin e gjuhëve në kuadër të institucioneve, interpretimi i ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në tërë territorin do të thoshte sjelljen e ligjit të ri që është në kundërshtim të Marrëveshjes kornizë, të amendamentit V-të të Marrëveshjes", tha Ivica Josifoviq, ekspert juridik.
Nga ana tjetër Osman Kadriu vlerëson se është koha e fundit kur duhet të sillet një ligj i ri dhe me këtë të ndryshohet edhe Kushtetuta, më të cilën patjetër të theksohet se gjuhë zyrtare në shtet janë gjuha maqedonase dhe ajo shqipe.
"Kushtetutë-dhënësi me ndryshimet e Kushtetutës vetëm me përshkrim sqaron se gjuha e dytë zyrtare në shtet duhet të jetë edhe gjuha e asaj bashkësie nacionale e cila jeton në territorin e Maqedonisë dhe e cila në përqindje është mbi 20 për qind, nuk ka nevojë kjo të përmendet. Kushtetutë-dhënësi sikur me pas averzion ta përdorë fjalën gjuha shqipe, duhet kushtetutë dhënësi në Kushtetutë, me dispozitë shumë të qartë të përmend dhe të garanton se gjuhët zyrtare në Maqedoni janë gjuha maqedonase dhe gjuha shqipe, pikë", u shpreh Osman Kadriu, ekspert juridik.
Ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti një ditë më parë në një prononcim për ALSAT M tha se çështja e gjuhës shqipe do të zgjidhet në të njëjtën formë siç u mbyllën rastet e Hagës, me interpretim autentik të ligjit për gjuhët. Ndërsa nga partnerët e koalicionit, sot nuk e pamë të arsyeshme të japim ndonjë vlerësim rreth këtij propozimi të Bexhetit. Shkël...