Gruevski ka vendosur të heshtë për çështjen e emrit!

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Kryeministri Nikolla Gruevski vendosi t'i jep fund replikave me fqiun jugor që shkëmbehen për çështjen e emrit. Muajt në vijim mediat nuk do të mund të marrin asnjë prononcim nga kryeministri Nikolla Gruevski për këtë kontestin shumë vjeçar të emrit me Greqinë. Kështu thuhet në kumtesën për opinion nga zyra e kryeministrit. E gjithë kjo, thuhet më tej në letër, bëhet me qëllim të mos keqpërdorimit të deklaratave të Gruveskit nga individ dhe politikan grek për të shpërqendruar vëmendjen nga kontesti bilateral. Vendimin për heshtje rreth kësaj çështje e ka pohuar edhe vet kryeministri Gruevski duke thënë se kjo do të vazhdojë deri sa nuk ka lëvizje konkrete në drejtim të zgjidhjes së problemit me emrin.
"Si gjest me të cilin dëshirojmë të mundësojmë të mos keqpërdoren deklaratat e mija edhe ato qëllim mira si provokim apo ngjashëm, për këtë arsyje do të përmbahem nga deklaratat për këtë çështje, kuptohet deri në momentin derisa nuk arrijmë diçka thelbësore. Nëse ka diçka thelbësore kuptohet se do të duhet ta publikoj para opinionit. Megjithatë derisa nuk ka diçka konkrete dhe thelbësore do të përmbahem nga deklaratat, me qëllim që mos keqpërdoren në drejtim të gjetjes së alibi-it për prolongim të zgjidhjes së këtij problemi", deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër.
Në letër nuk mungojnë ftesat për takim me homologun grek Samaras duke caktuar madje edhe data konkrete por edhe duke lënë mundësinë që të caktohet vendi dhe koha sipas dëshirës nga pala greke.
"Në interes të përforcimit të dialogut mes dy vendeve dhe krijimin e impulsit dhe ambientit pozitiv, Gruevski i ofron kryeministrit grek Andonis Samaras më shumë termine për takim edhe atë më 2 gusht, 15 gusht, 2 shtator, 15 shtator por edhe termine tjera dhe lokacione
që do të përcaktohen nga pala greke. Kryeministri Gruevski për shkak të dhënies së prioritetit të lartë të kësaj çështje shpreh gatishmëri të anuloj aktivitetet e caktuara më herët, udhëtime apo vizita nëse ato përputhen me terminin eventual të propozuar nga pala greke".
Sa i përket reagimit nga pala greke për pakicën maqedonase në Greqi që ishte temë e bisedës në takimin me sekretarin e përgjithshëm të OKB, nga zyra e kryeministrit e theksojnë se kjo çështje nuk është qëndrim i Gruevskit, por kjo është theksuar në raportin e deputetes speciale për të drejtat e njeriut të Kombet e Bashkuara, Gej Mekdugal. Gjyltene Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS