Rregullimi i pjesërishëm i sistemit të ujit për pije, infrastruktura rrugore, meremetimi dhe mirëmbajtja e urave dhe shtretërve të lumenjëve janë vetëm disa nga projektet që karakterizojnë udhëheqjen 4 vjeçare të kryetarit të Komunës së Osllomesë, Fatmir Dehari. Ai thotë se gjatë mandatit të tij si kryetar komune ka arritur të realizojë pothuajse të gjitha kërkesat e qytetarëve dhe çka është më me rëndësi sipas tij tani më Komuna e Osllomesë bashkë me 16 fshatrat që gravitojnë në të 90 për qind ka të ndërtuar dhe e ka funksional sistemin e ujësjellësit, kërkesë kryesore e të gjithë banorëve.
"Bazuar në nevojat e qytetarëve që janë shumë të mëdha unë nuk do ta teprojë dhe nuk do ta teprojë asnjëher të them se ne kemi arritur të përfundojmë dhe të realizojmë të gjitha kërkesat e tyre apo të gjithë programin komunal që ne e kemi pasur. Fshatrat e Komunës së Osllomesë tani më janë gati me një infrastrukturë mjaftë të ndërtuar rrugore, të asfalltuara dhe të shtruara me pllaka bekatoni. Kemi arritur që të ndërtojmë kanalizimin e një nga fshatrave më të mëdhenjë në këtë pjesë apo dy bashkësive lokale që janë Garana dhe Strellca, kemi arritur të mirëmbajmë në gjendje mjaftë të mirë infrastrukturën shkollore, kemi arritur të rregullojmë probleme të tjera siç janë urat, shtretërit e lumenjve", Fatmir Dehari, Kryetar i Komunës së Osllomesë.
Ndërkohë edhe banorët e paktë që ne i takuam nëpër fshatrat e Komunës së Osllomesë thonë se vendbanimet e tyre e kanë të rregulluar sistemin e ujësjellësit por që ata sistemaltikisht vazhdojnë të përballen me mungesën e ujit pasi sipas tyre uji që duhet të rrjedhë në çezmat e tyre merret nga termolelektrana. Por banorët e kësaj ane megjithatë thonë se në fshatrat e tyre jetohet mirë dhe që atje ekzistojnë të gjitha kushtet tjera për një jete normale.
Si jetohet këtu në fshatin Sërbicë?
"Këtu shumë mirë jetohet, por duhet punë dhe të angazhohemi më tepër. Punohet dhe duhet të gjithë shqiptarët të ndihmohen mes vete dhe pa mos u realizu kjo nuk bëhet asgjë".
Çka i mungon fshatit Sërbicë?
'Sërbicës, Kastriot është nuk është Sërbicë...Mungojnë të gjitha gjërat këtu...'.
A keni problem me ujësjellësin?
"Me ujësjellësin kemi probleme pasi nuk e lëshon termoelektrana, ata e marin e shfrytëzojnë për vete, kurse ne duhet të shërbehemi prej bunarëve pasi për ujin kemi orar të caktuar...".
Ju si gurbetçar vini një herë në vitë dhe a shihni ndryshime këtu në vendlindjen tuaj?
"Ka ndryshime ka për çdo vitë,por termoelektrana dhe me ujin kemi pak problem, me pluhurin e termoelektranës. Jeta katastrofë është këtu".
Çfarë ju mungon këtu, keni ujë, kanalizim?
"Jo kanalizimi është në rregull, me ujin kemi problem. Ne shërbehemi me ujë prej bunareve, kjo pjesë këtu atje lartë nuk kanë ujë as në bunare. Me rrugët jemi mirë, ato janë në rregullë".
Në mesin e banorëve ka edhe prej atyre që shprehin brengën për shpërnguljen masive që e kanë bërë banorët e kësaj ane.
Ju vini brej bjeshke, prej fshatit më të largët të Osllomesë, si janë kusht...