Bankierët me parashikime pesimiste për ekonominë e vendit në vitin e ardhshëm. Sipas vlerësimeve të tyre, 2013-ta nuk do të jetë më i lehtë se ky që po kalon, por do të ketë shumë vështirësi. Ata thonë se pikërisht për këtë deri tek Guvernatori dhe ministri i financave nuk duhet të dorëzohen kërkesa pasi faktorët relevant duhet të tregojnë se cilat janë zgjidhjet për tejkalimin e krizës. Bankierët paralajmëruan forumin në të cilin do të diskutohet edhe për gjendjen aktuale, kurse do të ofrohen propozime për tejkalimin e saj.
"Edhe viti 2013 do të jetë vit i vështirë ekonomik pasi nuk ka shenja të përmirësimit tek lojtarët e mëdhenj. Tanimë 13 muaj ka rënie në prodhimtarinë industriale si dhe rënie të BPV-së. Patjetër haptazi duhet të tregojmë disa gjëra të cilat duhet të ndryshohen me qëllim të krijimit të klimës sa më të mirë të biznesit", tha Gjorgji Jançevski, Kryetarë i shoqatës së bankierëve në OEM.
Jançevski thotë se kursimi bankar i qytetarëve edhe më tej shënon rritje për rreth 3 për qind, kurse rënie ka tek depozitat e sipërmarrjeve kurse rriten kreditë jofunksionale.
"Përqindja e kredive jofunksionale ka rritje të vogël. I tërë sistemi bankarë ka 10.6 për qind kredi jofunksionale. Tek popullata është 7.5 për qind kurse tek kompanitë 11 për qind", deklaroi Gjorgji Jançevski, Kryetarë i shoqatës së bankierëve në OEM.
Sipas vlerësimeve të bankierëve, përqindja e këtyre kredive edhe më tej do të rritet. Në të njëjtën kohë, të dhënat tregojnë se numri i kërkesave për kredi shënon ulje tek popullata dhe kompanitë, por në llogari të kësaj rritet numri i hipotekave. Natasha Stojanovska