Besimi: Në vitin 2013 Maqedonia drejt integrimeve euroatlantike

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Kufijtë që mbron ARM-ja janë paqja, stabiliteti dhe demokracia. Ushtria jonë moderne është krenari, me misionet e saj paqësore të njohura ndërkombëtarisht. Kështu u shpreh ministri i Mbrojtjes, Fatmir Besimi, në një video-lidhje në internet, para ushtarëve që kryesojnë misionet paqësore në Afganistan, Bosnjë-Hercegovinë dhe Liban, të cilëve iu uroi Vitin e Ri 2013.

"Nëse në të kaluarën ditën e parë të vitit mund të keni vërejtur Ministrat e Mbrojtjes të vizitojnë armatat e tyre në karakolet dhe pikat kufitare sot më nuk është ky koncept. Sot armata është një armatë moderne, profesionale e orientuar drejt integrimeve të strukturave euro-atlantike, strukturat në NATO, ku një armatë moderne kufijtë e saj i ka shumë largë kufijëve administrativ dhe politik, gjegjësisht kufijtë e ARM-së sot janë në Avganistan, janë në Bosnjë, janë në Liban ku ruhen kufijtë e vlerave të njerëzimit, vlerave të paqes, stabilitetit dhe demokracisë", deklaroi Fatmir Besimi, Ministër i Mbrojtjes.

I pyetur rreth mundësisë së kthimit të shërbimit ushtarak të rregullt, ai tha se kjo çështje kërkon analizë, vlerësim politik si dhe konsultime paraprake me NATO-n.

"Tani për tani njohtojmë se analizë të tillë në Ministri të Mbrojtjes e cila do të na rekomandonte që të rikthejmë sistemin e rekrutimit të detyrueshëm në ARM një analizë të tillë nuk ka. Kjo paraqet një ndryshim të madh për të cilën vendos sektori civil, gjegjësisht, qytetarët e Maqedonisë nëpërmjet deputetëve në parlamentin e Maqedonisë", u shpreh Fatmir Besimi, Ministër i Mbrojtjes.

Ndërkohë, edhe pas përfundimit të Misionit ISAF në Avganistan në vitin 2014, Maqedonia do të vazhdojë të jetë e pranishme atje dhe do të mbetet përkrah forcave të NATO-s, megjithëse ende nuk është precizuar saktë se çfarë misioni do të kryejnë ushtarët tanë. Aktualisht, në misionin ISAF në Afganistan gjenden 159 ushtarë të ARM-së, në misionin 'ALTEA' në Bosnjë-Hercegovinë janë 9 ushtarë, kurse në Misionin 'Unifil' në Liban gjendet vetëm 1 ushtar.

Valmir Kuçi

Share This Video


Download

  
Report form