TIRANE - Vëllai i Ndrea Prendit, Nikoll Prendi, banues në Reps të Mirditës, prej kohësh nxirrte skrap në burgun e Spaçit dhe Galeritë e tij, zonë e shpallur monument kulture. Sinjalizimi u bë ndërsa ata punonin, nga shkrimtari dhe analisti Fatos Lubonja, i cili ishte në vendngjarje së bashku me fotografen zviceriane Barbara Haussamman.
(ad.ti/shqiptarja.com)