Votues 16 vjeç, OSBE kundër Shoqëria Civile: Janë fëmijë

Report TV 2015-08-21

Views 2

TIRANE- Përfaqësues të Shoqërisë Civile e quajnë shkelje flagrante të të drejtave të fëmijëve deri në 'tullumbace" idenë e kryeministrit Berisha, të hedhur dje në grupin PD për të ulur moshën e votuesve nga 18 në 16 vjeç. Kryeministri argumentoi se në këtë moshë ata janë të pjekur për të marrë përgjegjësi, madje kërkoi edhe konsensusin e socialistëve për këtë nismë."Nëse kjo është një nismë, nuk e di si do të trajtohet, dhe do të merret në konsideratë, e quaj një shkelje flagrante të të drejtave të fëmijës. 16 vjeç nuk mund të trajtohet si i rritur.
Nëse do votohet në moshën 16 vjeç na lind e drejta që të mund të votojë edhe në moshën 1 vjeç, e 6 muajsh. Nuk ka ndarje mosha nga 1- 16 vjeç. Janë ca të drejta që nuk mund të shkelen dhe vijnë nga një Konventë për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve.
(ad.ti/shqiptarja.com)

Share This Video


Download

  
Report form