Kërkohet kujdes më i madh për fëmijët me sindrome të'Down-it'

alsatmtv 2015-08-21

Views 2

Në prag të 21 Marsit, ditës botërore të sindromit Down, nga Organizata joqeveritare "Trisomija 21" bëjnë apel ndaj gjithë prindërve që kanë fëmijë të kësaj kategorie që t'i inkuadrojnë ata në të gjitha mjediset ku shoqërohen fëmijët tjerë. Suzana Stojanovska, kryetare e kësaj organizate tha se ekzisotojnë raste ku këta fëmijë mabahen të izoluar, jashtë moshatarvë te tyre dhe procesit edukativoe arismor.

"Unë mendoj se akoma ka prindër të cilët këta fëmijë i mbajnë në shtëpi, megjithatë bëj apel ndaj tyre, nxirrni këta fëmijë jashtë, le të shoqërohen për shkak se socializimi i tyre është shumë i rëndësishëm, meritojnë të kenë fëmijëri të lumtur, të shoqërohen me moshatarët e tyre. Kjo varet nga prindërit sa do ti kyqin në këto mjedise, andaj ngjarjet dhe inciativat tona kanë për qëllim që ti përfshijnë të gjithë fëmijët me këtë sindrom, do të thotë fëmiljët lirisht mund të shkojnë në procesin e rregullt arsimor që këtë tani na e mundëson edhe shteti, nëse prindi dëshiron ta rregjistroj dyert e të gjitha shkollave janë të hapura, nuk guxon të refuzohet fëmija", deklaroi Suzana Stojanovska, kryetare e OJQ "Ttrisomija 21".

Sipas Stojanovskës, organizata "Trisomija 21" përmes defektolozëve dhe logopedëve ndihmon të gjithë prindërit e fëmijëve me këtë sindrom duke ju dhënë këshilla dhe sqarime se si duhet të veprohet dhe punohet me këta fëmijë.

"Për fat të keq nuk kemi anëtarë nga nacionalitet tjera, janë vetëm maqedonas dhe tani do ta them publikisht se kjo është Shoqatë për të gjithë qytetarët, nuk është qeveriatre, nuk është nacionale por është për secilin që dëshiron të vijë, pa mar parasysh nëse ka ose jo problem me sindromin Douwn. Ne jemi prindër por kemi të inkuadruar edhe persona profesional si defektoloz, logoped që janë anëtarë të shoqatës tonë dhe që na ndihmojnë në realizimin e aktiviteteve dhe ngjarjeve që kemi", tha Suzana Stojanovska, kryetare e OJQ "Ttrisomija 21".

Me rastin e Ditës botërore të sindromit Douwn, nga organizata joqeveritare "Trisomija 21" bëjnë të ditur se të organizojnë aktivitete të ndryshme me moton "Edhe unë mundem, edhe unë dua të punoj", ku këta fëmijë do të ndihmojnë bleresësit nëpër marketet e qytetit. Melihate Rustemi

Share This Video


Download

  
Report form