Sporti italian është në zi. Ka ndërruar jetë në moshën 61- vjeçare në një klinikë në Romë Pietro Mennea legjenda Botërore e atletikës. Menea vuante prej kohësh nga një sëmundje e pashërueshme. Ish-atleti italian ka mbajtur që nga viti 1979 deri në vitin 1996 rekordin botëror në garën e 200 metrave me kohën 19 sekonda e 72 të qindat dhe ka fituar medalje ari në Lojërat Olimpike të Moskës në vitin 1980. (ad.ti/shqiptarja.com)