KORCE - Edhe në qytetin e Korçës ka pasur raste të shumta pedofilie, por ndryshe nga rasti i Ardian Prenjasi, ata janë ndëshkuar, por sot enden të lirë pasi kanë përfituar nga amnistia e vitit të kaluar në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë.Korça është cilësuar si qarku në të cilin vitet e fundit janë shënuar rastet më të shumta të pedofilisë, por ngjarja më e bujshme ishte ajo e 7 korrikut të vitit 2011 në fshatin Bitinckë të rrethit të Devollit. 12-vjeçari Xh.P u dhunua seksualisht nga dy të rinj, Romario Mulla 17 vjeç dhe Eduard Bufi 21 vjeç, të cilët abuzuan seksualisht me të për orë të tëra në periferi të fshatit.
(ad.ti/shqiptarja.com)