DURRES - Mbyllet me një fund të lumtur historia e 2 peshkatarëve të cilët prej mëngjesit të djeshëm humbën në det të hapur. Fatmir Ismaili dhe Gëzim Bashllari, të dy 25 vjeçarë, nga Vlora kishin dalë për peshkim në orët e para të mëngjesit (të së premtes ) nga bregdeti i Vlorës dhe disa orë më vonë kishin kërkuar ndihmë pasi rrezikonin të mbyteshin. (ad.ti/shqiptarja.com)