Gjykata e Selanikut: Ekstradimi i Frrokut, nuk na përket neve

Report TV 2015-08-21

Views 2

TIRANE - Gjykata e Shkallës së Parë në Selanik të Greqisë nuk ka dhënë vendim për ekstradimin e Arben Frrokut duke e kaluar për kompetencë të Gjykatës së Lartë greke dhe Ministrisë së Drejtësisë.

Pas masës së sigurisë arrest me 40 ditë burg, Arben Frroku, biznesmeni shqiptar i akuzuar për vrasjen e ish- kryekomisar Dritan Lamaj ka dalë sërish sot para gjykatës për t'u njohur se si do veprohet me ekstradimin e tij, pasi më date 9 prill skadon dhe afati i paraburgimit.

Arben Frroku u arrestua së bashku me kushëririn e tij Jak Jaku në një hotel në Selanik nga policia greke me kërkesë të autoriteteve shqiptare, pasi u shpallën në kërkim nga interpol Tirana. (ad.ti/shqiptarja.com)

Share This Video


Download

  
Report form