TIRANE - Anëtarë të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, anëtarë të shoqatës patriotike "Çamëria" e simpatizanë kanë protestuar sot para Kuvendit të Shqipërisë kundër zvarritjes së miratimit të Rezolutës për Zgjidhjen e Çështjes Çame.
Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, iu drejtua sot pjesëmarrësve me thirrjen: "Ta nxjerrim Kalin e Trojës nga Kuvendit, aty ku s'guxojnë të thonë se ka një paqe të rrejshme Shqipëri--Greqi. Ne kërkojmë pikërisht këtë: të hiqet ligji i luftës me Shqipërinë!"
Idrizi tha se "sot jemi të vetëdijshëm për drejtësinë e kauzës sonë, sepse kemi nisur rrugëtimin drejt Çamërisë sonë. Ne sot ndodhemi para këtij Parlamenti, që duket se është hermetik, por në këtë Parlament ka ardhur të votojë Adem Demaçi, Flora Brovina, shqiptarët e Kosovës e kudo që i ka dhënë Zoti. Ju e njihni bacën Adem dhe kauzën e tij për lirinë, është ajo ku mbështetet edhe kauza jonë. (ad.ti/shqiptarja.com)