Kryeministri Sali Berisha ka pasur sot një takim kryesisht me studentë në amfiteatrin e universitetit "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan. Nga aty, fillimisht kryeministri akuzoi kryesocialistin Rama se me mosvotimin e 3 ligjeve privoi vendin nga miliona euro investime. Ai tha se mazhoranca e ka vullnetin e për të votuar tre ligjet me shumicë të cilësuar, nëse opozita e kërkon (ar.sh)