TIRANË - Instituti i Statistikave ka organizuar një konferencë për të paraqitur Censusin e vitit 2011 krahasuar me atë të vitit 2001. Në Censusin e ri rezulton se 54% e popullsisë jetojnë në zona urbane, duke regjistruar kështu 16% rritje në rang vendi krahasuar me vitin 2001. Durrësi Lezha dhe Tirana kanë rritjen më të madhe të popullsisë. Ndërsa ulja e popullsisë rurale është me 27 %.