Në të njëjtën orë, që KQZ-ja me 4 anëtarë (pa opozitën) ka marrë një vendim, që detyron gjithë televizionet të transmetojnë video-kasetat e propagandës, që çojnë partitë politike, një tjetër stuhi është gati të shpërthejë në media dhe politikë: monitorimi i fushatës në televizione.
Nga fillimi i fushatës elektorale (e cila nisi zyrtarisht në 24 maj, por në realitet kishte nisur prej shumë javësh) KQZ dhe KKRT (që sot quhet Ama) kanë ngritur një grup monitorimi për të verifikuar, nëse televizionet respektojnë një informacion të ekuilibruar mes forcave politike parlamentare. Por ndërsa janë të njohur emrat e anëtarëve të bordit politik të monitorimit, nuk dihet asgjë se si dhe mbi kë po monitorohet konkretisht në televizionet.