SHKODËR -Më kanë rrethuar banesën dhe duan të më vrasin" kanë qënë këto fjalët e fundit të 32 vjecarit Gjin Mark Muri i cili mbeti i ekzekutuar mbremjen e së merkurës (10 korrik) në fshatin Vukatanë të komunës Guri i Zi i rrethit të Shkodres.
Konflikti i pronësisë mes dy familjeve Muri, (djem xhaxhallarësh) që kishin ngritur banesat e tyre vetëm disa metra larg njëra tjetrës, nga konflikti verbal përfundoi me shkëmbim zjarri me automatik kallashnikov dhe me një bilanc të rëndë: Një të vdekur dhe katër të plagosur.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:40 të mbrëmjes. Viktima është Gjin Muri, 32 vjeç, ndërsa të plagosur janë dy vëllezërit e viktimës Aleksandër dhe Gegë Muri përkatësisht 27 vjec dhe 29 vjeç, si dhe Nik Muri, 54 vjeç i cili dyshohet se është edhe autori i ngjarjes së rëndë dhe djali i tij Cesk Muri 23 vjeç.
Ndërsa po punohet intensivisht për zbardhjen e plotë të ngjarjes ndërsa forca të shumta policie kanë marrë në mbrojtje pjesëtarët e familjes së Nik Murit nga frika e ndonjë hakmarrjeje të mundshme.