Selmani: Qeveria të tërheq Ligjin për mediat dhe Ligjin për shërbime audiovizuale

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

SHGM-ja, Qendra për zhvillimin e Mediave (QZHM) dhe Instituti maqedonas i mediave (IMM) kërkojnë tërheqjen e pr/ligjit për media dhe atij për shërbime audio dhe audiovizuale, me arsyetimin se ndryshimet e fundit janë vetëm kozmetike dhe nuk përmbajnë vërejtjet dhe rekomandimet as të SHGM-së, IMM, QZHM e as të Këshillit të Evropës. Ligjet në fjalë sipas kreut të SHGM-së Naser Selmani nuk do të kontribuojnë për përmirësimin e gjendjes në fushën e mediave, përkundrazi ato vetëm do të thellojë më tej gjendjen e vështirë të mediave në Republikën e Maqedonisë.

"Ne vlerësojmë se qeveria duhet të tërheqë propozim ligjin për media, sepse nuk ka kurrfarë arsye dhe nevoje për të miratuar një ligj të tillë. Ndërsa propozim ligji për audio dhe shërbimet audiovizuale të korrigjohet në pajtim me rekomandimet e ekspertëve të vendit dhe ndërkombëtarë. Në vend të ligjit për media të cilin nuk e kërkon askush, as KE-ja e as Bashkësia e gazetarëve dhe mediave, qeveria të propozoj ligj për rregullimin e fushatave qeveritare në media dhe të donacioneve të mediave për partitë politike gjatë fushatës zgjedhore", deklaroi Naser Selmani, kryetar i SHGM-së.

Selmani tha se ligjet në fjalë nuk janë në harmonizim me legjislaturën evropiane. Ndërsa Dejan Georgievski nga Qendra për zhvillimin e mediave vlerëson se tentativa e dytë e qeverisë, përbën kthim parapa në versionin e ligjit të 8 prillit.

"Legjislacioni i ri i medias të cilin javën e kaluar e miratoi qeveria, nuk është në harmoni me standardet evropiane. Qeveria nuk ja doli që të implementoj vërejtjet qenësore të ekspertëve vendor dhe ndërkombëtarë. Edhe përkundër asaj se ligji është ndarë në dy pjesë mbetet zgjidhja që Agjencia për media t'i rregullojë të gjitha llojet e medias. Kjo është në kundërshtim me rekomandimet e ekspertëve të Këshillit të Evropës dhe të OSBE-së. Ndarja e ligjit është mekanike dhe jo esenciale dhe nuk i trajton ndaras të gjitha llojet e medias. Ngelet shqetësimi rreth pavarësisë së trupit rregullator'Agjencionit të medias'", tha Naser Selmani, kryetar i SHGM-së.

"Ndajmë qëndrimin tonë, pikërisht në pjesën që ka të bëjë me Ligjin për media, i cili, i propozuar në këtë formë, është plotësisht i panevojshëm. Përshtypja e përgjithshme është se ky tekst i ligjit, të të dyja ligjeve, është kthim prapa në versionin e parë të 8 prillit, me disa ndryshime kozmetike, të cilat edhe atëherë i vlerësuam si të papranueshme, edhe sot ai qëndrim nuk ka ndryshuar. Problemi më i madh janë kompetencat e Agjencisë të propozuara dhe ndikimi politik ndaj saj", u shpreh Dejan Georgievski, Qendrës për Zhvillimin e Mediave.

2 projekt/ligjet në fjalë javën e kaluar kaluan pragun qeveritar dhe tani janë duart e deputetëve për shqyrtim të mëtejshëm. Bedri Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form