Me qindra automjete përshkojnë për çdo ditë këtë aks rrugor që lidh qytetin e Fierit me Beratin. Pamjet tregojnë qartë gjendjen e rrugës gjithë gropa e e valëzuar dhe e çarë, ndërkohë që drejtuesit e mjeteve shprehin pakeënaqësinë dhe keqardhje në lidhje me këtë situatë, duke e lënë këtë zonë të braktisur edhe pse u ishte premtuar.
"Sikundër kërkohet pagimi i taksave, ashtu edhe ne kërkojmë rikosntruksionin e kësaj rruge", thonë drejtuesit e mjeteve.
Ata kanë besim që rikonstruksioni i rrugës mund të bëhet me ardhjen e qeverisë së re.
Prej vitesh mungojnë investimet për këtë rrugë, por edhe për mirëmbajtjen e saj. Ka më tepër se dy vjet që flitet për rikosntruksionin e kësaj rruge, por megjithatë gjithçka mbetet në kuadër të premtimeve.