Dita boterore e ndihmes se pare

Report TV 2015-08-21

Views 9

14 shtatori njihet si dita botëroe e ndihmës së parë. Në kuadër të javës botërore dhe specifikisht të kësaj date janë zhvilluar aktivitet të shumta nga kryqi i kuq shqiptar, të cilat kanë kulmuar me demonstrimet e ditës së sotme në qendër të kryeqytetit. Sipas instruktorëve dhe vullnetërve të Kryqit të kuq, të cilët kanë qenë edhe organizatorët e këtyre eventeve, është e rëndësishme që të nxiten dhe të sensibilizohen qytetarët për dhënien e ndihmës së parë. Qëllimi i këtyre situatave demonstrative ka të bëjë me shtimin e njohurove dhe parandalimit të lëndimeve apo respektimit të rregullave të qarkullit nga qytetatrët. Koordinatore e Ndihmës së Parë Kryqi i Kuq Shqiptar Luljeta Hidi, është shprehur për mikronfonin e A1 Report rreth rëndësisë së këtij aktiviteti: Një tjetër proçes I rëndësishëm është edhe trajtimi I të rinjtë vullnetarë dhe jo vetëm për praktikat e ndihmës së parë e cila në të shumtën e reasteve çon në shpëtimin e jetëve.
Situatat e simuluara gjatë ditës së sotme, të cilat janë dukur si reale, kanë tërhequr vëmnedjen e qytetarëve duke provuar kështu edhe sensibilizimin e tyre ndaj aksidenteve apo ndaj situateve kur një personi mund t'i nevojitet ndihma e parë.

Share This Video


Download

  
Report form