Zgjerohet harta e fshatrave në komunën Zharrës në rrethin e Fierit, që përballen me pasojat e shpërthimeve në zonat naftëmbajtëse, të cilat administrohen nga kompania "Bankes Pertolium".
Përveç banorëve të fshatrave Zharzë, Marinzë dhe Sheqishtë edhe banorët e fshatit Frashër në të njëjtën komunë ankohen se banesat e tyre kanë pësuar dëmtime si pasojë e shpërthimeve në këto puse.
Banorët, të cilët shprehen se jetojnë çdo ditë me frikën e shembjes së shtëpive të tyre, i bëjnë apel instancave shtetërore të ndërhyjnë për zgjidhjen e këtij problemi.
Pak kohë më parë, banorët e komunës Zharrës u ngritën në protesta kundër kompanisë, e cila administron puset e naftës në këtë zonë.