Një 45 vjeçar është ekzekutuar me kallashnikov në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen "Kiras" të Shkodrës.
Viktima është nga Dukagjini, Cesk Leka, baba i 6 fëmijëve. Vrasja ndodhi rreth orës 03:30 minuta të mëngjesit të sotëm pranë zonës së njohur si ish Zootenkina.
Dyshohet se vrasja ka ndodhur për hakmarrje
Nga të dhënat e para mendohet se autorët i kanë zënë pritë viktimës dhe e kanë ekzekutuar rreth 100 metra larg shtëpisë së tij.
Ende nuk dihen se kush janë autorët e vrasjes ndërkohë që bashkëshortja e Lekës ka thënë jashtë kamerave të A1 Report se nuk kishin pasur konflikt dhe Leka punonte si punëtor ndërtimi.
Policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e vrasjes