Lustrimi, shqyrtohen emrat e 12 personave

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Komisioni për lustrim ka shqyrtuar dosjet e 12 personave prej të cilëve 10 punëtor operativ, një ish gjykatës i cili ndërkohë ka nderuar jetë dhe një bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete. Për shkak të mungesës së të dhënave plotësuese dhe kontrollimin e disa fakteve për personat në fjalë, vendimi do të merret në një nga seancat e radhës, informojnë nga komisioni për lustrim. Në pesë lëndët e shqyrtuara pë 12 personat, përfshihet periudha nga viti 1991 deri në vtin '98.

"Nga ato 5 lëndë janë përfshirë 12 persona, një prej tyre është bashkëpunëtor me ish shërbimet sekrete, një person ish gjykatës, i cili ndërkohë ka ndërruar jetë ndërsa lënda ishte ngritur me iniciativë të personit të tretë ndërsa 10 personat tjerë janë të punësuar në MPB dhe duhet të bëhen kontrollime adekuate përmes entit për evidencë amë pas çka do të merren edhe vendimet përfundimtare", tha Predrag Dimitrovski zëdhënës i Komisionit për lustrim.

Kundër vendimeve të sotme ishte vetëm Çedomir Damjanovski i cili konsideron se procedura është kundërligjore për shkak se punëtorët operativë vetëm zbatojnë por nuk japin urdhra.

"Isha kundër raporteve për lustrim të punëtorëve operativ në shërbimet e sigurisë. Sipas ligjit tonë lustrohen urdhërdhënës ndërsa urdhërdhënës nuk mund të jetë punëtori operativ. Sipas definicionit në ligj, urdhërdhënës është personi që ka dhënë urdhër apo ka miratuar ndjekjen, punëtori operativ as nuk jep urdhra e as që miraton ndjekjen, ai vetëm zbaton urdhrin dhe patjetër duhet ta realizoj punën si i punësuar", deklaroi Çedomir Damjanovski, anëtar i Komisionit për lustrim.

Damjanovski edhe më tej kërkon nga komisioni për lustrim të shpall dosjen 'Temel' në bazë të së cilës janë lustruar disa persona ndërsa përfshin periudhën e viteve të '90 gjatë demonstratave studentore. Gjyltene Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form