Kjo është Shpresa Ndoja një ndër ato gra që për fat të mirë e ka fituar betejën me kancerit. Ajo tregon se turpi dhe frika që e kaplonin hera herës bën që ajo të vizitoj te mjeku kur semundja në gjirin e saj kishte avancuar. Fal një ndërhyrje kirurgjikale dhe optimizmit Shpresa ia doli të mposhtë këtë sëmundje. Ajo i ben apel të gjithë femrave që të kontrollohen te mjeku rregullisht pasi vetem kështu do të mund të parandalonin këtë semundje që nuk kursen jetën.
"Unë jam 64 vjeçe dhe kam 4 vjet qe kur isha 59 vjeçe me këtë sëmundje. Kur më dhembi gjoksi i majte e mbajta të fshehtë sepse kisha frikë. Të gjithëve që janë të semurë më këtë semundje ju kam thënë të shkojnë urgjentisht tek mjeku, mos abuzoni në trupin tuaj se unë vuajta që e fsheha."
Pikërisht për të sensibilizuar shoqërinë me rastin e 21 tetorit Ditës Kombëtare të Depistimit të Kancerit të Gjirit të ftuar në konferencën e posaçme, ishin Drejtori i Departamentit të Senologjisë në Institutin Europian të Onkologjisë, Alberto Luini në një letër të tij, ndërsa përshendeti këtë konferencë të rëndësishme shton se i duhet kushtuar vemendje e madhe kësaj sëmundje
"Kanceri në gji duhet luftuar që të mos krijojë më panik. Kam filluar vite më parë punën tim dhe do të vazhdoj luftën ndaj kësaj sëmundjeje me përkushtim. Duhet kujdes maksimal për kujdesin ndaj gruas dhe sëmundjes së kancerit të gjirit. Veçanërisht falenderoj Alba Malltezin dhe Carlo Bollinon për këtë nismë dhe do ta kenë gjithmonë ndihmën time në luftën ndaj kancerit të gjirit"- tha ai.
Ndërsa Zëvendës drejtori i Departamentit të Rindërtimit dhe të kirurgjisë Plastike prane Institutit Europian të Onkologjise është ndalur tek metodat dhe teknikat e rindërimit të gjirit pas operacionit
"Rindërtimi i gjoksit varet edhe nga vështirësia e stadit të sëmundjës. Kirurgjia mund të ruajë gruan me një mbrojtje të lartë, ndryshe nga mastektomia totale e gjirit. Ka disa raste të vështira për t'u rimodeluar. Për këtë roli ynë është të ndihmosh kryesisht gruan, duke riparuar indin. Një ndihmë të madhe na jep radioterapia në sallën operatore, duke e ndjekur procesin në vijimësi me efikasitet"
Apeli per te kapur semundjen qe ne fazen te hershme kanë bërë edhe dy mjekët tanë të njohur Orion Gliozheni dhe Afërdita Manaj të cilët pohojnë se shumë femra vuajne nga mungesa e informacionit në Shqipëri .
"Nuk është vetëm shtresa e popullatës që preket më shumë nga kanceri i gjirit mbas moshës 50 vjeç. Ne tani gjejme shpesh edhe gra në moshë të re të cilat krejt rastësisht e kapin në të avancuar dhe në këtë rast sëmundja është shumë agresive dhe vdekshemeria është shumë e madhe, prandaj këshilla dhe orientimi që ne iu japin është vetëkontrolli, bëni nga një konsultë ndonjëhërë në vitë, nuk iu kushton asnjë gjë dhe ju shpëton jetën"
"Ka akoma gra që ose nuk besojnë që mund të jënë pre e kancerit, gjë që për fat të keq jëmi pre e kancerit dhe që mbi të gjitha ndonjëherë kanë mosbesom në mundësinë e shrimit të kancerit. Zbulimi i hershëm në f...