Opozita kërkon komision anketues për ndërhyrjen e policisë në protestë

alsatmtv 2015-08-21

Views 2

Opozita kërkoi sot ndërprerjen e seancës plenare kuvendore, me thirrjen urgjente të mbledhjes së Komisionit të përhershëm anketues për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, për të debatuar rreth protestës së djeshme të gazetarëve, e cila u penguan nga forcat e shumta speciale. Sipas Igor Ivanovskit, veprimet e djeshme të pushtetit ishin në kundërshtim me ligjet dhe kushtetutën e vendit. Kreu i kuvendit Veljanoski u kundërpërgjigj duke theksuar se është e drejtë e kryetarit të Komisionit në fjalë që të thërrasë seancë, në të kundërt, nismë debati për këtë çështje mund të kërkohet nga 1/3-a e anëtarëve të komisionit.

"Ndërsa gazetarët luftonin për të drejtën e shprehjes së lirë dhe demokracisë, ju me forca speciale policore e penguat atë, vetëm e vetëm që Trajko Veljanoski dhe ju kolegë të VMRO-së dhe BDI-së, të pini verë dhe të dëgjoni violinë, për të vazhduar në mënyrë klasike nënçmimin dhe shkeljen e Republikës së Maqedonisë. Në emër të grupit parlamentar të LSDM-së kërkoj që kjo seancë të ndërpritet dhe Trajko Veljanoski të thërrasë mbledhje urgjente të komisionit të përhershëm anketues për të drejtat e njeriut, që të dënojë penguesit e protestës, e në këtë mënyrë të frenojë ngjarje të ngjashme me ato të djeshmet", tha Igor Ivanovski, LSDM.

"Kryetar i Komisionit të përhershëm anketues për mbrojtjen e të drejtave të njeriut është Bekim Fazliu, dhe ai është kompetent dhe ka të drejtë të caktojë mbledhje të komisionit. Unë këtu nuk mund t'i përzihem në punën e tij, dhe t'ia imponoj këtë. Në rast se mendoni që, për shembull, ai nuk do, atëherë sipas rregullores, 1/3-a e anëtarëve të Komisionit mund t'i kërkojë kryetari të Komisionit në fjalë që të thërrasë mbledhje. Në rast se edhe atëherë, kryetari ju refuzon, atëherë mund të drejtoheni tek unë", u shpreh Trajko Veljanoski, kryetar i Kuvendit .

"Kërkojmë nga ju që ta thërrisni Komisionin anketues që të shihet se kush, nga Ministria e Brendshme ka dhënë urdhër që protesta të pengohet, dhe, pse dikujt iu lejua që të protestonte, e disa të tjerëve 'jo'. Ju pinit verë dhe dëgjonit violinë ndërsa gazetarët jashtë, rriheshin dhe pengoheshin të protestonin. Ju vazhdoni të mbeteni ushtar partiak, sikurse të tjerët në VMRO-DPMNE", u shpreh Igor Ivanovski, LSDM.

"Bashkimi Demokratik për Integrim është i gatshëm në çdo moment që të japë kontributin më konstruktiv pa politizime për temat që kanë të bëjnë thellë me liritë dhe të drejtat e njeriut, aq më tepër që një vendim gjyqësor ka ngjallur reagime të shumta në opinionin e brendshëm dhe të jashtëm", deklaroi Suzana Salihu, BDI.

Ndërkohë opozita u shpreh se Veljanoski e ka mbushur kupën duke shkelur në vazhdimësi ligjet dhe kushtetutën e Maqedonisë. Ndaj, sot në kuvend, grupi parlamentar i LSDM-së dhe partnerët e koalicionit dorëzuan propozim/vendimin për shkarkimin e Veljanoskit. Nga VMRO-ja thanë se ky hap synon thellimin e krizës politike në vend. Ndërkohë, Dimovski u shpreh se, nëse LSDM-ja do të ishte më serioze në nismën e saj, do...

Share This Video


Download

  
Report form