Kakavijë, Didi: Lazarati do vullnet politik, por nuk do t'i fshihemi

Report TV 2015-08-21

Views 0

Pasi e ka quajtur Lazaratin "një çështje komplekse" kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi ka deklaruar se "duhet vullnet politik për të zgjidhur çështjen e Lazaratit".

Këtë deklaratë mbi zonën numër një të kultivimit të drogës në Shqipëri, Artan Didi e ka bërë sot gjatë një inspektimi të policisë kufitare në Kakavijë. "Lazarati është një problem kritik dhe nuk mund të fshehim kokën si struci para një dukurie të tillë", ka çuar më tej deklaratën e mësipërme kreu i Policisë së Shtetit.

Didi ka theksuar dhe njohjen nga ndërkombëtarët të dukurisë komplekse dhe ka kërkuar për Lazaratin mbështetjen e të gjithëve, përfshirë edhe median".

Share This Video


Download

  
Report form