Memaliaj, jepet alarmi mungon toka për varre

Report TV 2015-08-21

Views 13

Si pasojë e mungesës së tokës për varrezat e reja, banorët e Memaliaj janë detyruar të varrosin 2-3 familjarë në një hapësirë të vetme. Nga ana e saj, bashkia e qytetit ka kërkuar ndihmë nga pushteti qendror që të zgjerojë hapësirat e varreve, duke shpronësuar tokat përreth.

Sipas nënkryetarit të bashkisë së Memaliajt, Bahri Lulaj, shqetësimi është ngritur disa herë në organet shtetërore, por deri tani nuk janë marrë masa. Ai jep alarmin se në varreza ka vende të lira edhe për një periudhë 2-3 mujore, ndërsa pas këtij atafi situata mund të bëhet edhe më kritike për varrimin e banorëve.

Përballë kësaj situate disa prej banorëve e kanë zgjidhur këtë problem duke hapur varrre në fshtarat përreth si në fshatin Memaliaj, Kashisht dhe Vasijar.

Share This Video


Download

  
Report form