A1 Report - Kodheli-Avramopulos: Fëmijët e emigrantëve të edukohen në shqip

Report TV 2015-08-21

Views 0

Sot pasdite, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli priti ministrin e Mbrojtjes së Greqisë, Dimitrios Avramopoulos, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri. Biseda e saj u përqendrua në disa aspekte kryesore si: Edukimi i fëmijëve të emigrantëve shqiptare ne Greqi në shqip, toponimet, si dhe integrimi i Shqipërisë në BE. Nga ana tjetër, ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Dimitrios Avramopoulos, ka falenderuar ministren Kodheli për pritjen që i rezervoi dhe nënvizoi mbështetjen e plotë të qeverisë greke për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Ministrja Kodheli theksoi gjatë takimit se, "për ne është e rëndësishme që të instensifikojmë marrëdhëniet mes dy vendeve tona si fqinjë, por edhe si vende që kemi shumë të përbashkëta. Të zgjidhim ato çështje ende të pazgjidhura mes nesh dhe të shohim përpara për një të ardhme më të sigurtë", - është shprehur ndër të tjera, Kodheli. Më tej, në fjalën e saj, ministrja vlerësoi lart vizitën që Presidenti Papulias po bën në Shqipëri dhe mesazhin që ai dha për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy shteteve tona.

Share This Video


Download

  
Report form