A1 Report - Tregu i makinave, distributorët kërkojnë masa të reja për shitjen

Report TV 2015-08-21

Views 6

Shoqata e Distributorëve Ligjorë të Makinave të Reja kanë ngritur në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese shqetësimin për situatën e krijuar nga vendimi i qeverisë për hyrjen pa barriera në Shqipëri të mjeteve të përdorura. Sipas tyre kjo ka sjellë çoroditje në treg e për këtë nevojiten një sërë masash si vendosja e standardit "Euro 5" apo moslejimi i makinave me timon djathtas.

Sipas kryetarit të Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Eduard Shalsi ka ardhur koha që tregut të makinave t'i jepet zgjidhje. Ndërsa nënkryetari Ruli është shprehur se "qeveria s'ka pasur qëllime të këqija ndaj distributorëve ligjorë".

Sipas të dhënave të koncesionarëve rezulton se rreth 70 përqind e makinave në Shqipëri janë "Euro 3". Gjatë këtij viti kanë hyrë në Shqipëri 110 mijë makina, nga të cilat vetëm 80 mijë janë regjistruar.

Share This Video


Download

  
Report form