A1 Report - Laç, katër vetë grabisin dhe plagosin në këmbë argjendarin

Report TV 2015-08-21

Views 1

LAÇ - Një argjendari në qytetin e Laçit që ndodhej vetëm pak metra larg godinës së komisariatit të policisë ka rënë pré e grabitësve të armatosur.

Katër persona me maska dhe të pajisur me armë automatike kanë hyrë në ambjentet e argjendarisë dhe kanë qëlluar me armë zjarri ndaj pronarit, Samir Reçi, duke e lënë të plagosur me një plumb në këmbë.

Më pas agresorët kanë marrë një sasi bizhuterish dhe parash kesh dhe janë larguar në drejtim të paditur me një makinë.

Pronari i argjendarisë është dërguar me urgjencë në spitalin e Laçit, ku ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur focat e policisë.

Uniformat blu kanë shoqëruar një numër të madh personash, që ndodheshin aty pranë në momentin e ngjarjes dhe kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje, si dhe identifikimin e autorëve.

Share This Video


Download

  
Report form