A1 Report - Libri, tension në kryeqytet mes grupeve të armatosura

Report TV 2015-08-21

Views 1

LIBI - Tripoli sërisht në kaos, si pasojë e një shkëmbimi zjarri mes grupesh rivale. Gjendja e tensionuar ka tronditur qendrën e kryeqytetit të Libisë, gjatë natës së të enjtes. Nga ky shkëmbim zjarri, një person ka humbur jetën dhe 12 të tjerë kanë mbetur të plagosur, mes të cilëve është edhe një grua. Kjo është ajo çka konfirmohet nga burime mjekësore lokale.

Shkëmbimi i zjarrit mes këtyre grupeve rivale, ka nisur rreth orës 20.30 me orën lokale. Sipas disa dëshmitarëve në vendngjarje, paniku që është shkaktuar mes njerëzve ka qenë i madh dhe gjithashtu trafiku ka marrë përmasa tragjike dhe shumë prej automobilistëve, kanë braktisur makinat e tyre në mes të rrugës

Të shtëna me armë janë shënuar edhe pranë hotelit Radisson, hotel i cili frekuentohet nga perëndimorë dhe që gjatë këtyre ditëve, ndodhet personeli diplomatik francez.

Sipas burimeve të sigurisë, një grup i armatosur nga Misurata, ka hyrë në kryeqytet dhe ka sulmuar zonën e Suq al-Juma, që ndodhet në lindje të Tripolit dhe mendohet se ky sulm të jetë një hakmarrje për vdekjen e njërit prej luftëtarëve të tyre, i cili humbi jetën gjatë një shkëmbimi me armë në fillim të kësaj jave.

Share This Video


Download

  
Report form