Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika i cili është dërguar në gjykatë për falsifikim dokumentesh, ka deklaruar se është i pafajshëm. Për herë të parë, kryebashkiaku i Vlorës është shprehur publikisht në lidhje me akuzat që janë bërë ndaj tij, për shpërdorim detyre.
Ndërkaq është mësuar që seanca e parë ndaj Shpëtim Gjikës do të mbahet ditën e premte në datën 15 nëntor 2013. Gjyqtare e çështjes Gjika është caktuar Anastasi Shehu.
"Jam i pafajshëm dhe do të shprehem qartë për gjithçka ditën e premte në sallën e gjyqit. Deri më tani kam hezituar të dal të flas sepse çdo gjëje do ti përgjigjem vetëm gjykatës", ka deklaruar Shpëtim Gjika, i cili u morr i pandehur në 25 tetor të këtij viti.