TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha i ka cilësuar të paligjshme ndërhyrjet në sistemin tatimor, ndërsa ka akuzuar për këtë fakt kryeministrin Rama. Në një bashkëbisedim me gazetarët, Berisha dhe ka Drejtori i sistemit të IT të sistemit tatimor, Renald Riska, kanë denoncuar ndërhyrjet në sistemin online, daljen e këtyre të dhënave jashtë administratës dhe bllokimin e sistemit online.
"Janë rrëmbyer të dhëna në mënyrë antiligjore. Janë vjedhur e zhdukut të dhënat në sistem. Qeveria Rama ka sjellë katastrofë në sistemin e tatimeve. Janë zhdukur 4.3 milionë deklarata fiskale. Ky operacion i kryer me urdhër të Edi Ramës. Vëllai i ministrit Gjiknuri hyri në sistem pa autorizim, dhunoi ligjin. Do të propozojmë hetim për këtë ngjarje", tha Berisha.
Drejtori i sistemit të IT të sistemit tatimor, Renald Riska, ka shpjeguar ecurinë e ngjarjeve që sipas tij lidhen me ndërhyrjet në sistem, dëri në momentin kur është arrestuar. Aktualisht është i pezulluar nga detyra me urdhër të Drejtoreshës së Përgjtihshmë të tatimeve derisa të ëprfundojnë hetimet.
"Në 15 nëntor pranë administratës u paraqitën disa përsona për të marrë të gjitha të dhënat që administronte administrata në mënyrë elektronike. Me urdhër të Drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve këta persona u futën për të marrë të dhënat. Këto ndalon rreptësisht me ligj. Ata nuk ishin të autorizuar nga ligji, patën ndërhyrje në sistem dhe në të dhëna. Pati nxjerrje të dhënash në mënyrë të paligjshme, duke mos lejuar të firmosej asnjë dokument. Kopjuan të gjitha të dhënat që posedonte administrata tatimore dhe i nxorrën nga tatimet. Në 18 nëntor u evidentua ndërhyrja në sistemet tatimore, tek të dhënat, dhe shihet se data e deklarimit nuk ishte më 18 nëntor, por kishte ecur, 20, 23, madje 31 dhjetor, që s'ka ardhur akoma.