FIER - Vazhdojnë protestat e banorëve të komunës së Zharrësit në Fier, kundër shpërthimeve të kompanisë Banker Petroleum. Që nga mbrëmja e djeshme më shumë se 200 banorë kanë protestuar për shpërthimet që shkaktojnë tërmete.
Banorët gjatë paradites së sotme kanë bllokuar rrugën nacionale Fier-Berat, në shenjë proteste në lidhje me këtë ngjarje. Ata kanë djegur goma makinash duke bllokuar totalisht rrugën nacionale.
Ndërkaq, që banorëve të Zharrëzit, gjatë mëngjesit të sotëm u janë bashkuar edhe ata të Marinzës dhe Roskovecit.