A1 Report - Vrasja në klasë,Tahiri-Berishës: Mos fol, djali yt bëri Gërdecin

Report TV 2015-08-21

Views 4

TIRANË - Vrasja e 17 vjeçarit Adriatik Tota në orën e praktikës nga një shok shkolle vetëm 15 vjeç ka qenë objekt debatesh dhe replikash të ashpra mes mazhorancës e opozitës paraditen e sotme në seancë. Opozita fajëson policinë që nuk parandaloi krimin ndërkohë që mazhoranca dhe vetë kryeministri Rama kërkuan të mos përdoret vdekja për të goditur policinë.

Replika të ashpra edhe mes ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe deputetit të PD-së, ish-kryeministrit Sali Berisha. Tahiri akuzoi Berishën se vrasja e djeshme në shkollë është pasojë dhe e veprimeve të kryeministrit Berisha, duke i kujtuar hapjen e depove të armatimit me 1997 dhe tragjedinë e Gërdecit.

Ministri Tahiri paralajmëroi se shumë shpejt do të dorëzojë në Parlament dy projekt-ligje për çështjen e armatimit dhe se vrasja e djeshme në shkollë e 17-vjeçarit nga shoku i klasës është dështim i një zixhiri të tërë mekanizmash dhe jo faj i policisë.

Kryeministri Rama foli për ndërhyrje emergjente për refomimin e gjithë sistemit edukativ në shkolla dhe vendosjen e një baze të re ligjore që t'i paraprijë ç'armatimit dhe ndëshkimit të armëmbajtësve, si hapat e parë që duhen ndërmarrë në luftën kundër këtij lloji krimi.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS