A1 Report - Zviceranet, projekt per punesimin e 11 mije te rinjve

Report TV 2015-08-21

Views 1

TIRANE- Risi Albania, një projekt i financuar nga ambasada zvicerane, do të krijojë mundësi punësimi për 11 mijë të rinj të moshës 15-29 vjeç, duke hapur vende të reja pune.

Projekti me vlerë 3.3 milionë euro dhe që do të zgjasë deri në vitin 2017, do të fokusohet në industrinë e agrobiznesit, turizimin dhe teknologjinë e informacionit ose masonët.

Për ambasadorin zviceran, Aleksandër Wittwer, shteti që mbështet këtë projekt, i ka të qarta piketat se ku do të fokusohen për të rritur punësimin e të rinjve.

"Projekti do të sjellë metodologji të re: ai do të promovojë përdorimin e forcave të tregut në të mirë të të rinjve dhe anasjelltas. Ne kemi gjetur se ekzistojnë mundësitë e punësimit në qoftë se mund të përmirësojmë klimën e biznesit, të forcojmë shërbime dhe të prezantojmë aftësi të reja" , - tha ambasadori Wittëer.

"Mandatin e qeverisjes ta shfrytëzojmë për të punësuar të rinjtë"- tha Veliaj.

Papunësia e të rinjve në vendin tonë është zyrtarisht 21.5%, por kjo shifër është më e lartë në zonat rurale. Financimi zviceran i "Risi Albania, synon të zbusë pikërisht këtë shifër të madhe papunësie tek grupmosah më aktive për tu përfshirë në tregun e punës.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS