A1 Report - Zjarrfikesja borxhe ujesjellesit ne rrezik shuarja e zjarreve

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANË - Nga dita e nesërme siguria e qytetarëve të Tiranës nëse bie një zjarr do të jetë në pikëpyetje.

Kjo për shkak të një padie të ujësjellësit ndaj shërbimit zjarrfikës për mospagimin e faturave të ujit të cilën e siguron A1 Report.

Siç bëhet e ditur nga burime pranë Gjykatës së Tiranës, drejtoria e zjarrfikëses ka më shumë se dy vite që nuk ka paguar faturat e ujit që ka përdorur gjatë kësaj kohe. Faturat e papaguara mësohet se shkojnë në më shumë se 2 milionë lekë.

Padia është dorëzuar disa ditë më parë në Gjykatën e Tiranës, ndërsa nesër ky institucion do të marrë një vendim me qëllim ekzekutimin e vendimit për faturat e ujit që i ka borxh zjarrfikësja me ujësjellësit.

Share This Video


Download

  
Report form