TIRANË - Një 27-vjeçar ka humbur jetën rreth orës 17:30 minuta, pasi ka rënë nga një lartësi e madhe në kohën kur ishte duke udhëtuar me biçikletë në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë.
Dëshmitarë në vendngjarje kanë parë të riun të zbriste me shpejtësi nga një tatëpjetë por rruga ku po udhëtonte i riu Dorjan Gaxhai mbaronte me kthesë në fund të tatëpjetës, ndërsa i riu ka vazhduar drejtë dhe duke mos patur bordura bllokuese ose sinjalistike, i riu ka rënë nga lartësia 5 metra në autostradën e re Tiranë - Elbasan në kompleksin e pallateve pranë kopshtit zoologjik, duke gjetur dhe vdekjen e menjëhershme.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur një grup hetimor nga policia e Tiranës, që ka nisur hetimet për humbjen e jetës së 27-vjeçarit. Ngjarja aktualisht dyshohet se është aksidentale.