A1 Report - Kallezimi: Tenderin nuk e fitoni se nuk do z.Mziu

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANE- ?Nuk don z.Xhelal Mziu". Kjo është përgjigjia që për disa muaj me rradhë përfaqësuesit e kompanisë ?Gjoka Konstruksion" kanë marrë nga zyrtarët e bashkisë së Kamzës dhe më konkretisht nga avokati i këtij institucioni Atlis Hoti, i cili fliste në emër të kryebashkiakut Mziu.

Gazeta ?Shqiptarja.com" ka mundur të sigurojë nga prokuroria e Tiranës kallëzimin penal që kompania në fjalë ka bërë ndaj Xhelal Mziut, ku janë renditur të gjitha shkeljet që përfaqësuesi i PD në Kamëz ka kryer lidhur me zhvillimin e ankandit të tenderit 890 milion lekë të vjetra për zgjerimin e rrugës ?Zgjimi" në zonën e Valiasit.

Sipas kallëzimit pas fitimit të tenderin nga Komisioni i Prokurimit Publik, pas shumë procedurash Xhelal Mziu, ka pranuar të dërgojë një shkresë ku ftonte drejtuesit e kompanisë që të paraqiteshin në bashkinë Kamëz me qëllim nënshkrimin e kontratës. Kjo shkresë është firmosur nga Xhelal Mziu në datën 23 gusht 2013 dhe fton përfaqësuesit e kompanisë që brenda 30 ditëve të paraqiten pranë Bashkisë Kamëz së bashku me dokumentacionin përkatës për nënshkrimin e kontratës. Zyrtarët e kompanisë janë paraqitur në datën 30 gusht 3013 në Zyrën Juridike të Bashkisë Kamëz së bashku me materialet e nevojshme për lidhjen e kontratës, por që në fakt nuk kanë arritur të lidhin asnjë kontratë.

Share This Video


Download

  
Report form