Është zgjeruar edhe më shumë protesta anti-qeveritare në Tajlandë, ku numri i protestuesve gjatë gjithë këtyre javëve, ka shkuar në 150 mijë. Protestuesit kanë dalë nëpër rrugët e Bankoku-t, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministres Yingluck Shinawatra.
Gjithashtu mijëra demostrues të tjerë, shumica prerj tyre femra, janë mbledhur përpara residencës së kryeminsitres, me moton: Populli kërkon reforma përpara dhe pas zgjedhjeve të reja. Gjithashtu ata kërkojnë edhe një ndryshim të sistemit elektoral.