Dy automatikë kallashnikovë, një palë xhinse, një bluzë janë gjetur nga policia e kryeqytetit në një kosh mbeturinash pranë zonës së Sanatoriumit në lagjen Sauk të kryeqytetit.
Armët janë gjetur pak kilometra larg qendrës tregtare "TEG" në kryeqytet, ku pasditen e djeshme katër persona të maskuar si Babagjyshi i Vitit të Ri shfrytëzuan atmosferën e festave për të grabitur një argjendari.
Policia dyshon se këto armë dhe rrobat e gjetura i përkasin 4 babagjyshëve të cilët pasditen e djeshme terrorizuan në kërcënimin e armës klientët e qendrës tregtare Tirana East Gate, dhe mundën të grabisin një sasi të konsiderueshme floriri në një argjendari.