Ndërrimi i viteve në kryeqytetin shqiptarë Tiranën është festuar nën spektaklin e fishekzjarrëve të organizuara nga Bashkia e Tiranës. Ky festim po shndërrohet në një traditë për banorët e Tiranës, të cilët më pas i drejtohen lokaleve. Ishin të rinj e familjarë që shijuan shfaqjen e fishekzjarrëve në qiell organizuar nga Bashkia e Tiranës. Disa të tjerë zgjodhën të dilnin pas mesnatës. E ndërsa sheshi boshatisej, rrugët e ish Bllokut po gjallëroheshin, ndërsa urimet për një vit më të mbarë dhe më të begatë, mbeten të njëjtat.
Ndërkohë edhe në Kosovë nata e ndërrimit të motive u festua në mënyrë më të veçantë, ku që nga orët e mbrëmjes ka filluar muzika dhe fishekzjarrët.
Që nga ora 23:00, mbrëmja në kryeqytetin Kosovarë filloi të duket më e bukur fal fishekzjarrëve që ndriçonin qiellin pa ndërprerë. Zbukurimi i qiellit me një pamje të jashtëzakonshme u pa kur u bashkuan akrepat, që tregojnë ndërrimin e moteve.
Ndërsa në sheshin "Nënë Tereza", në Prishtinë u mblodhën qindra qytetar për të pritur ndërrimin e motmoteve edhe përkundër asaj se Komuna e Prishtinës nuk organizoi asgjë.
Gjatë natës festive të ndërrimit të motive, Policia e Kosovës ka shënuar 13 raste të lëndimeve. Në mesin e tyre ka persona të lënduar nga plumbat e rikthyer, apo siç njihen ndryshe 'plumbat qorr'. Pjesa më e madhe e të lënduarave, sipas zyrtarëve të Policisë së Kosovës, janë shkaktuar nga përdorimi i gabueshëm i fishekzjarrëve.