Kreu i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore Menderez Kuçi i ka kërkuar komunave të bëhen partnere në thithjen e investimeve të diasporës. Në një debat në Universitetin e Evropës Juglindore, u shqyrtuan demat mbi nevojën e një strategjie për tërheqjen e investimeve nga mërgimtarët, hapjen e një zyre koordinuese, dhe lidhjen e tyre me komunat duke shuar burokracitë.
"Paraprakisht duhet të mendohet që të kthehet besimi i këtyre investitorëve potencial sipas nesh gjithnjë, në institucione. Sepse përderisa ata nuk iu besojnë odave ekonomike, sepse odës tonë ekonomike më shumë i besojnë shumë më pak iu besojnë institucioneve tjera relevante. Pikërisht komunat i kemi zgjedhur si partner tonët sepse në këtë mënyrë do mund ta zgjedhim më mirë më përshtatshëm këtë problematikë", u shpreh Menderez Kuçi, kryetar i OEMVP-së.
"Përpjekjet tona janë që sa më pak të pritet për cilëndo qoftë procedurë e cila lidhet me autorizimet e komunës, dhe po ashtu kërkojmë dhe vazhdojmë të kërkojmë nga pushteti qendror përshpejtimin e aktiviteteve në realizimin e projektit për zonën e lirë ekonomike", deklaroi Teuta Arifi, Kryetare e komunës së Tetovës.
Ndërsa Komuna kërkon më shumë kompetenca mbi përdorimin e tokave ndërtimore, ministri Saraçini u mburr se kushtet për biznes në Maqedoni janë volitshme, falë paketës tatimore, inflacioni i sigurt etj. Bashkim Sulejmani