A1 Report - Kriza dhe zgjedhjet ulen numrin e turisteve me 9.3% ne vitin 2013

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANE- Kriza ekonomike dhe zgjedhjet elektorale që u zhvilluan në fillim të sezonit turistik, vitin e kaluar, ndikuan në rrënien e numrit të turistëve në Shqipëri. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, gjatë sezonit të fundit turistik dhe më pas numri i shtetasve të huaj që hynë në Shqipëri për pushime dhe sidomos në 3-mujorin e tretë të vitit 2013, pësoi rënie me 9.3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2012.

Në numrin e përgjithshëm të turistëve të huaj, pjesën dërrmuese e zinin shtetasit që hynë për vizita ditore dhe që përbënë 68% të totalit. Përmasat e turizmit hyrës në Shqipëri janë shumë më modeste nga sa tregon numri i përgjithshëm i turistëve.

Ky sektor siguron të ardhura modeste për ekonominë e vendit, ndërsa turizmi i mirëfilltë për të kaluar pushime përbën vetëm 30% të totalit. Kontributi i dobët i turizmit dëshmohet edhe nga të dhënat e rritjes ekonomike, ku sektori i tregtisë, hoteleve dhe restoranteve në 3-mujorin III 2013 ra me 3.4%.

Operatorët turistikë dhe kryesisht ata hotelierë ankohen për konkurrueshmëri të ulët krahasuar me vendet e rajonit, për shkak të nivelit më të lartë të tatimit mbi vlerën e shtuar. Por sektori i turizmit vuan edhe nga një informalitet i lartë, kapacitete modeste akomoduese dhe cilësi e dobët në shërbim.

Share This Video


Download

  
Report form