A1 Report - Atentati ndaj Berberit, Basha: As ne 1997-98 nuk ndodhnin

Report TV 2015-08-21

Views 2

Kreu i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha ka vizitur në Spitalin Ushtarak, kryetarin e PD-së së komunës Qendër në Vlorë, Fredo Berberi, I cili mbeti I plagosur rëndë në një atentat me tritol në makinën e tij. Basha, pasi vizitoi Berberin dha një deklaratë për mediat, ku u shpreh se opozita nuk do ta lejë pa e zbardhur ngjarjen. Ai ka konstatuar se atentati është një ngjarje kriminale.

"Së pari dua të shpreh në emrin tim, të opozitës dhe në emër të partisë ndjenjat tona të solidaritetit dhe mbështetjen familajrëve të tij, të ketë shërim të shpejtë.
Dua në këtë rast të dënoj këtë akt barbar dhe kriminal, i cili ka goditur një të zgjedhur të banorëve të komunës Qendër. Ka goditur një personalitet i opozites shqiptare, i cili bëhet shenjestra e dytë në në një hark kohor 4-vjavor, dhe i katërti ndaj partisë.

Ai premtoi se do të bëjë çdo gjë që kjo, dhe të tjera ngjarje të ngjashme të zbardhen.

"Duke marrë shkak nga kjo, dua t'i drejtoj një mesazh për zbardhjen e aktiti kriminal kundër kryekomunarit Berberi. Dua të konstatoj se një furi e tillë aktesh nuk janë kryer as në vitet më të errta të Shqipërisë, në 1997-98. Këto akte frymëzohen nga gjuha e urrejtjes dhe destruktivitetit që ka zënë vend tek kjo mazhorancë.

Dua të sigurojë të gjithë demokratët, të gjithë qytetarët se këto aktet, që ndodhin kudo, Partia Demokratike është e vendosur të mbrojë kauzën e opozitarizmit e askush nuk na tremb", mbylli deklarëtan Basha.

Share This Video


Download

  
Report form