A1 Report - Kosova njihet edhe nga Unioni i Myanmar-it ne Birmani

Report TV 2015-08-21

Views 1

Naypyidaw -Kosova njihet si shtet sovran dhe i pavarur edhe nga Unioni Myanmar (Birmani).
Ministria e Punëve të Jashtme të Unionit Myanmar (Birmani) përmes një note verbale ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës se ka njohur Republikën e Kosovës si shtet sovran e të pavarur.

Në notën e këtij vendi rikujtohet vizita e zëvendëskryeministrit të Kosovës në Myanmar në Dhjetorin e vitit të kaluar, "i cili me bindje na prezantoi arsyet pse Kosova duhet të jetë e pavarur e sovrane", thuhet në notën, e cila nis me fjalinë "Ministria e Punëve të Jashtme e Unionit të Myanmarit ka nderin t;ju njoftojë se Qeveria e Republikës së Unionit të Myanmarit ka vendosur të njohë Republikën e Kosovës si shtetet sovran e të pavarur".

Myanmari ndodhet në Azinë Juglindore dhe ka një popullsi prej 60 milionë banorësh dhe një sipërfaqe prej 676 mijë kilometrash katrorë.

Ky është vendi i 106-të që ka njohur Kosovën dhe i dyti në vitin 2014, pas Tangos.

Share This Video


Download

  
Report form