A1 Report - Paskal Milo kerkon qe PDS-ja te jete pjese e qeverisjes

Report TV 2015-08-21

Views 1

Partia Demokracia Sociale kërkon të bëhet pjesë e qeverisjes, së cilës deri tani i ka munguar.
Sipas kreut të kësaj partie, Paskal Milo, në mbledhjen e parë të këtij viti të Komitetit Drejtues të PDS-së, rezultatet e zgjedhjeve të qershorit kanë qenë më mirë se aleatët për ta, por PDS-ja nuk është ende pjesë e qeverisjes.
Ai ka thënë edhe se kryereforma në qeveri është reforma në drejtësi.
"Duhet të kemi besim se në ditët e javës në vijim, PS-ja dhe qeveria do e shohin me mirëkuptim kërkesën e drejtë të PDS që të bashkojë edhe ajo forcat në qeverisjen e vendit. Shpresoj por mund të them edhe se kam bindjen, që ky process negocoiatash që sa ka filluar do të sjellë së shpejti rezultatet e pritshme. Dua t'ju them: kini besim e mirëkuptoni proceset e vështirësitë që po hasen", është shprehur Milo.

"REFORMA NË DREJTËSI, KRYEREFORMË"

Në fjalën e tij, kreu i PDS-së ka folur edhe për reformat e pritshme në qeveri, duke theksuar se "Reforma në drejtësi është kryereformë, çelësi që do të hapë mundësi të gjera".
"Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të materializohet me vendim gjykate e sa kohë që gjykatat mund të falin kriminelët dhe nxjerrin të pafajshëm hajdutët, vihet në rrezik gjithë programi i qeverisë dhe shtyllat kryeso të saj, pa të cilat nuk mumnd të pretendojmë të shkojmë në BE", thënë veç të tjerave Milo. Por ai ka shprehur mirëkuptim për qeverinë Rama, gjë që ia ka kërkuar edhe krejt popullit shqiptar.
"Para se të jemi anëtarë të Partisë Demokracia Sociale jemi qytetarë shqiptarë e duhet të kuptojmë qeverinë në rradhë të parë si qytetarë shqiptarë. Sifidat e qeverisë sot janë sfida edhe për ne. Nga politikat e qeverisë duhet të përfitojë shumica e shqiptarëve. Nuk duhet të mendojmë vetëm për veten tonë, por në rradhë të parë si të jemi të kudjesshëm në zhvilllimn e këtyre sfidave që kanë të bëjnë me perspektivën tonë. Drejtësia do të vijë, vlerësimi do të vijë, paçka se mund të vijë me pak vonesë", ka thënë kreu I PDS-së, Milo.

"KONGRESI I PDS-SË NË PRANVERË. PËRPARËSI TË RINJVE"

Ai ka vijuar se është në pritje të reformave që do të bëhen, qoftë edhe territoriale administrative. "Do të shohim edhe çështje që kanë të bëjnë me partinë tonë. Kemi për detyrë të pasurojmë programin e partisë me ide dhe pikëpamje të reja, të riorganizojmë partinë, është një proces që vazhdon. Kemi nevojë të rinovojmë rradhët e Partisë dhe tu japim përparësi të rinjve e të rejave. Për këto arsye, kongresin e rradhës të Partisë Demokracia Sociale do ta organizojmë deri në fund të Pranverës. Bëj thirrje të angazhohemi pas një qëndrimi realativisht në pushim të strukturave të partisë. Kongresi i ardhshëm i PDS-së pritet të fuqizojë partinë e ta bëjë anëtar të denjë të koalicionit në qeverisje edhe në vitin tjetër për zgjedhjet e pushtetit vendor", përfundoi Milo.

Share This Video


Download

  
Report form