Ilir Kupa vetëdeklarohet si grabitës i argjendarisë në TEG. Ndërkohë që policia ka nisur nisur verifikimet për këtë çështje edhe pse dyshohet se po e përdor si alibi për të mos u ekstraduar në Greqi.
Pas arrestimit, Ilir Kupa është marrë në pyetje për orë të tëra në polici. Gjatë dëshmive ai ka deklaruar se ka marrë pjesë në grabitjen e dyqanit të argjendarisë në TEG, vetëm për të mos u ekstraduar në Greqi.
Informacionet e marra nga policia, për lëvizjet e të shoqes së Ilit Kupës, nga Greqia në drejtim të Shqipërisë, zbuluan edhe vendndodhjen e të arratusurit nga burgu i Trikalasë.
Në fakt, kalimi në rrethana pohuese edhe pse i mungojnë elementët që i dokumentojnë grabitjen, është prova që policia ka tashmë për ta hetuar si një nga "Babagjyshët" grabitës.
Në 24 dhjetor 4 persona hynë në TEG të veshur si babagjyshë të krishlindjeve dhe nën kërcënimin e armëve arritën të grabitnin mbi 200 mijë euro në ora, flori, dhe argjendari, ndërsa ngjarja është pa autor.
Vetë ministri Brendshëm Sajmir Tahiri përgëzoi efektivët pas arrestimit të Kupës, i cili kishte ndryshuar edhe emrin nga Albert në Ilir.
Kupa ishte një nga 11 shqiptarët e arratisur, i dyshuar se ishte pjesë e këtij grupi që pasi dolën nga burgu vijuan të grabitnin në Greqi.
Në qershor të vitit 2013 në përballjen me armë në Vrosina me postblloqet e policisë në Boeotia u vra një 25-vjeçare dhe një polic grek. Policia greke ndërmori një operacion që kushtoi 1 milion euro për kapjen e tyre.
Nga përplasjet me armë gjatë kërkimeve të policisë greke u vranë Marian Kola, Ermal dhe Edison Lita. Ndërsa Kupa në atë kohë arriti të kthehej në Shqipëri, për tu arrestuar një ditë më parë.